Një mosbindje ndaj policisë greke për të ndaluar mjetin, do i kushtonte arrestimin Laert Haxhiut, i shumëkërkuari i cili është dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se mbrëmjen e së hënës në Janinë, Haxhiu po udhëtonte me dy persona të tjera në mjet, ku policia i ka bërë thirrje për të ndaluar.

Urdhri i policisë nuk u respektua, ndaj këta të fundit kanë bërë ndalimin e mjetit. Teksa kanë kërkuar dokumentet, 31-vjeçari Laert Haxhiu i ka dhënë efektivëve një dokument grek dhe pas verifikimeve, ka rezultuar se bëhet fjalë për një shtetas tjetër.

“Janë mediat greke të cilat kanë bërë të ditur detaje të tjera sa i takon arrestimit të Laert Haxhiut. Bëhet fjalë për mbrëmjen e së hënës në Janinë, ku një mjet ku udhëtonin 3 persona, fillimisht efektivët e policisë i kanë bërë me shenjë që të ndalojë, por mjeti nuk i është përgjigjur. Nga ndalimi, ka rezultuar se kanë qenë 3 persona, mes të cilëve dhe Laert Haxhiu. Fillimisht, ky i fundit i ka paraqitur një dokument grek efektivëve të policisë, ku bëhej fjalë poër një shtetas tjetër dhe më pas, nga verifikimet nga rezultuar se bëhej fjalë për Laert Haxhiun. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, janë gjetur 4 telefona celularë, disa sende të tjera dhe 1400 euro. Pritet që Haxhiu të dalë përballë gjykatës në Greqi, me qëllim esktradimin e tij drejt vendit tonë. Sa i takon drejtësisë greke, mund të themi që tashmë do të ketë atë vetëm të falsifikimit të dokumentave, për atë për të cilën është ndaluar nga efektivët e policisë në Janinë”, raportoi gazetari Vija.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re