Në SHBA , thithja e azotit të pastër do të përdoret për herë të parë për të ekzekutuar një të burgosur.
Amerikani 58-vjeçar, Kenneth Eugene Smith , i mbijetoi një tentative ekzekutimi në vitin 2022 .
Ekipi përgjegjës, në fakt, nuk ishte në gjendje të identifikonte venat ku të injektohej helmi dhe i dënuari qëndroi i lidhur në barelë për katër orë.
Kështu tanime u vendos që të eksperimentohej me hipoksinë e azotit . Shoqatat e të drejtave të njeriut , përfshirë OJQ-në Equal Justice Initiative, kanë protestuar kundër kësaj metode të cilësuar si barbare.
Hipoksia e azotit është një teknikë që shkakton vdekjen nga mbytja dhe asfiksia brenda katër deri në pesë minuta. Nëpërmjet një maske, subjekti thith gazin dhe fillon të ndjejë mungesë oksigjeni.
I denuari me vdekje, Kenneth Eugene Smith u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me vdekje në vitin 1988 për vrasjen e porositur me thikë të Elizabeth Dorlene Sennett, gruaja e një pastori në Kishën Wetside të Krishtit në Sheffield./Tgcom