I dënuari me vdekje Richard Glossip, 59 vjeç, tashmë e ka ngrënë “vaktin e fundit” tre herë dhe së shpejti shteti amerikan i Oklahoma-s duhet t’i shërbejë atij të katërtin, shkruan Vice.

Konkretisht, pasi u dënua me vdekje për urdhërimin e vrasjes së ish-punëdhënësit të tij Barry Van Treese në vitin 2004, Oklahoma u përpoq ta ekzekutonte tri herë në vitin 2015.

Përpjekja e parë dështoi pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të pezulloi ekzekutimin e dënimit. Përpjekja e dytë për ta ekzekutuar u shty vetëm tre orë para ekzekutimit të dënimit. Përpjekja e tretë u anulua pasi zyrtarët e shtetit të Oklahoma-s zbuluan se kishin marrë substancën e gabuar.

Oklahoma do të provojë sërish më 22 shtator të këtij viti.

Glossip është një nga 25 të dënuarit me vdekje të planifikuar për t’u ekzekutuar nga Oklahoma gjatë 29 muajve të ardhshëm.

Tridhjetë e katër përfaqësues në parlamentin e Oklahoma-s, 28 nga Partia Republikane dhe gjashtë nga Partia Demokratike, duan që ai të gjykohet përsëri dhe shumë pretendojnë se ai është i pafajshëm.

“Richard Glossip ka duruar tre data të vështira në pritje të ekzekutimit. Vendosja e një date të katërt përpara se të gjitha provat të mund të paraqiten në gjykatë nuk është e drejtë,” tha avokati i Glossip, Don Knight.

“Reagimi publik ndaj provave të reja në këtë rast e bën të qartë se njerëzit e Oklahomas, edhe ata që mbështesin institucionin e dënimit me vdekje, nuk duan që një njeri i pafajshëm të ekzekutohet”, shtoi Knight.

Para të gjitha përpjekjeve të mëparshme për ta ekzekutuar, Glossip porositi të njëjtin vakt – peshk dhe patatina, Wendy’s Baconator, shake me luleshtrydhe dhe pica.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re