Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin thotë se Aleksandar Vuçiqit nuk duhet t’i jepet mundësia të pretendojë se “sanksionet ndaj Rusisë do ta lënë vendin e tij pa ngrohje”.

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin, deklaroi se Serbisë duhet t’i kërkohet “qartë” që t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe se “nuk mund të ketë asnjë justifikim” që Beogradi të importojë gaz rus sepse Gjermania gjithashtu e importon atë.

Në një intervistë për Deutsche Welle (DW), Sarrazin, një politikan i të Gjelbërve në pushtet, i pyetur për faktin se Serbia vazhdon të importojë gaz rus, tha: “Ne gjithashtu importojmë gaz”.

Në atë masë, siç tha ai, nga njëra anë, duhet pasur kujdes që të informohet presidenti serb Aleksandar Vuçiç për pritjet ndaj tij për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por në të njëjtën kohë “të mos i jepet mundësia të pretendojë se ai vendi do të mbetet pa ngrohje, sepse edhe ne kujdesemi që vendimet tona në vendin tonë të mos kenë pasoja të dukshme ekonomikisht”.

Ai tha gjithashtu se propozimi i Komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dërgon menjëherë një mesazh të mirë për Ballkanin Perëndimor dhe se vendimi i Brukselit tregon “rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE” dhe se ka “impulse të reja”.

Sarrazin po bën thirrje për hapa konkretë në samitin BE-Ballkani Perëndimor të enjten në Bruksel.

Ai thotë se është koha për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

“Premtimi për zgjerimin e Selanikut është ende i vlefshëm,” po i referohej Sarrazin konkluzioneve të BE-së të vitit 2003, të cilat thanë se Bashkimi nuk ishte i plotë pa vendet e Ballkanit.

Për këtë arsye, thotë politikani gjerman, është thelbësore që BE të tregojë besueshmëri dhe të mbajë fjalën e dhënë.

Sipas tij, autoritetet ruse e dinë se pasojat negative mund të prodhohen lehtësisht në rajon, ndaj është e rëndësishme që BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë tani në të njëjtën anë.

Kjo është arsyeja pse unë do të doja t’u kërkoja të gjithëve që të arrijnë sa më shumë bashkëpunim dhe marrëveshje positive, përpara se Kremlini të përpiqet të përfitojë nga përpjekjet tona dhe nga mungesa e unitetit mes nesh dhe brenda rajonit,” shtoi ai.

Sarrazin vlerësoi se iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është sa duhet gjithëpërfshirëse, përkundrazi thotë se po përgatitet progres i madh me energji të reja për Procesin e Berlinit.

“Ne kemi katër marrëveshje në tryezë që do të ishin një hap i madh drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët rajonal.”

“Qeveria e re gjermane ka një synim të fortë që të punojë intensivisht me rajonin gjatë gjithë mandatit të saj. Ne do të angazhohemi afatgjatë dhe strategjik”, tha komisioneri qeveritar për Deutsche Welle.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re