I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 në bisedimet e OKB-së për klimën në Egjipt.

 

Një zëdhënëse e tij tha se ai po përjeton simptoma të lehta dhe vazhdon të jetë i angazhuar në bisedimet për klimën përmes telefonit. Lajmi pason dështimin e palëve për të arritur një marrëveshje për klimën brenda afatit të së premtes. Palët do të vazhdojnë bisedimet për klimën gjatë fundjavës.

Një propozim i ri nga presidenca egjiptiane u njoftua të premten në mëngjes, i cili ishte sa gjysma e dokumentit të parë prej 20 faqesh të së enjtes, i cili u kritikua për mungesë të qartësisë dhe si një dokument i fryrë. Por edhe propozimi i ri 10 faqësh ka pak elemente të reja krahasuar me ato të viteve të mëparshme dhe nuk përcakton hapa konkretë për zbatimin e angazhimeve për frenimin e ndryshimit të klimës./voa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re