I dërguar gjerman për Ballkanin Perëndimor, është shprehur se mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

Ai theksoi se është e nevojshme për vendin tonë i cili ka 30 vjet që pret.

 

“Në këto dinamika në gjithë këto problematika e çështje, na duhet një reformim i BE-së dhe kancelari Scholz e ka thënë këtë gjë. Ky instrument vetoje është përdorur shumë shpesh për instrument egoje.

 

Nëse më pyesni mua do thosha po, sigurisht, pse mos të ulet Shqipëria në vendet evropiane në të njëjtën tryezë por pa të drejtë vote dhe vetoje por sërish të marrë pjesë? Kanë pritur 30 vjet. Jepini njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE-së në vendin e tyre, mos e merrni në vendet e tjera vetëm se nuk jeni gati që Shqipëria të jetë në tryezë. Nëse më pyesni mua, unë e mbështes këtë. ‘- tha ai

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re