I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Jemenin, Hans Grundberg, theksoi se ka intensifikuar kontaktet për zgjatjen e armëpushimit në vend, i cili do të përfundojë më 2 gusht, si dhe zgjerimin e kornizës së tij.

Grundberg ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me punimet që i kryen për zgjatjen e armëpushimit të arritur më 2 prill me forcave qeveritare dhe Huthive në Jemen.

Ai bëri të ditur se ka intensifikuar bisedimet me palët jemenas për zgjatjen e armëpushimit në vend, i cili do të përfundojë më 2 gusht, si dhe zgjerimin e kornizës së tij. Kështu që, sipas tij, populli jemenas do të përfitojë më shumë nga ky proces, duke shtuar se “mjedisi i besimit të ndërsjellë mes palëve do të përforcohet dhe do të zhvillohen negociata serioze për prioritetet ekonomike dhe të sigurisë”.

Ai tha se qëllimi i tyre kryesor është të përparojnë drejt një zgjidhjeje politike që do të përfundojë krizën në vend, duke theksuar se armëpushimi ka vazhduar për rreth 4 muaj, se kjo është një nga periudhat më të gjata të qetësisë në mjedisin e luftës që vazhdon 7 vite dhe se viktimat civile janë ulur në këtë periudhë.

Grundberg vuri në dukje se gjatë armëpushimit, u organizuan 20 fluturime Sana-Aman si dhe një Kajro-Aman duke transportuar 8 mijë pasagjerë në këto fluturime, ndërsa nga 2 prilli deri më 21 korrik të vitit 2022, në Portin Hudaydah kanë arritur 26 cisterna që kanë transportuar 720 mijë 270 tonë lëndë djegëse.

Duke tërhequr vëmendjen se armëpushimi bëri një ndryshim të dukshëm në jetën e jemenasve, Grundberg tha se ai shpresonte që palët të merrnin pjesë në punën që ata kryen për të zgjatur armëpushimin.

– Lufta e brendshme në Jemen dhe armëpushimi

Jemeni ka qenë skenë e konfliktit dhe dhunës që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Houthi mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë qëndruan në anën e qeverisë jemenase dhe filluan të kryejnë sulme ajrore në pozicionet rebele.

Jemeni është një nga vendet më të varfra, ndërsa lufta në këtë vend ka çuar në një krizë të tmerrshme dhe më të thella humanitare në botë.

Qeveria jemenase dhe rebelët Houthi, me iniciativën e OKB-së duke filluar nga 2 prilli kishin pranuar të ndalojnë operacionet e tyre ajrore, tokësore dhe nga deti për një kohëzgjatje prej 2 muajve.

I dërguari i posaçëm i OKB-së, Grundberg, kishte njoftuar se më 2 qershor palët në Jemen kishin rënë dakord për të zgjatur armëpushimin edhe për dy muaj të tjerë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re