Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në një takim në Kuvendin e Shqipërisë të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov.

 

Balla deklaron se Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 

“Shumë i nderuar të mirëpres në Kuvendin e Shqipërisë të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov.Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia. Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë. Krimet e rënda kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale si ato në Bucha nuk do të mbeten në asnjë rast pa u hetuar dhe pa u ndëshkuar urdhëruesit dhe autorët.Aleanca jonë – NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me asistencë në siguri për të luftuar agresionin rus dhe për të mbështetur të drejtën e tyre për vetëmbrojtje.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re