Dy ditë më parë reperi Noizy iu bashkua  nismës së bashkisë dhe do të
ofronte ulje për studentët  që do të posedonin një kartë studenti  për
veshjet e markës së tij. Mirëpo, siç duket ky bashkëpunim nuk i ka
pëlqyer aspak opinionistit dhe blogerit Olti Curri i cili ka ironizuar
Veliajn dhe reperin.

“Me këtë ka*tën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizyt apo
jo?”, shkruante Olti në postimin e tij. Këtë postim Noizy e ka publikuar
në profilin e tij dhe është kthyer keq kundër blogerit.

“Olti Curri rob i dështuar nga jeta, s’po të themgej, segej  është
Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja. Gjithsesi për
studentët është me ulje firma që për një vit ka bërë më shumë seç do
bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50 euro.
Paqe dhe dashuri vëlla, të fala gjithë portaleve tani. PS: Unë nuk isha
aty të reklamoja firmën time isha të nënshkruaja një kontratë por ti
s’di çfarë janë kontratat, se je blogger.”, ka përfunduar reperi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re