Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit, Klered Bozhanaj, i cili plagosi me plumb në bark efektivin të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi më 20 shtator në kryeqytet.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë, ajo ka deklaruar se 42-vjeçari i kishte dhënë lekë djalit të tyre për të blerë fara, dhe se po e priste jashtë banese.

Por pas kontrolleve të ushtrua nga disa policë, burri i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë, raporton News24.

Bashkëshortja e Klered Bozhanajt sqaro se më pas ka nisur kërkimet e saj në lagje, bashkë me vjehrrin për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari.

Ndërsa sa i përket mundësisë së kontaktit me të arratisurin, ajo sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi ai nuk dispononte telefon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re