Biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushen.

Madje në një nga bisedat e zbardhur nga Report TV, rezulton se Lami ka ndërhyrë që vajza e Fatos Tushes të marrë provimin për mjekësi.

Përgjimet që vërtetojnë njohjen mes Tushes dhe Lamit

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën

Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe  e lashë javës tjetër, por unë nesër do jemë në Tiranë se ka goca provimin dhe do jemë atje, se më morën që në mjes këtaErjon nga raportimet, për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu, dola t’u pi cigare

Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo

Fatos Tushe: Ti ça bën

Ibrahim Lami: Hic o hoc ja piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin

Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

….Ibrahim Lajmi për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re