Një amerikan në televizionin e Berishës, që akuzon qeverinë, sigurisht që përbën një rast të fortë. Të forta ishin dhe akuzat e tij për qeverinë dhe përfshirjen e Damian Gjiknurit në dhënien e licencave për shfrytëzim burimesh nafte, firmave ruse edhe kineze. Por cila është e vërteta?

Akuza e parë e Crawford lidhet me kompaninë Stream Oil and Gas, regjistruar në ishujt Kaiman, e ish bashkëjetuesit të deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe pranë familjes Berisha mori prej këtij të fundit në vitin 2007 vendburimet e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Falë qeverisë Berisha, nga 2007 deri në 2013 ata krijuan 27 milion USD borxhe ndaj shtetit.

Me ndryshimin e qeverisë, në fund të vitit 2014 kjo kompani iu shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone, i cili zotëron kompaninë Trans Atlantic Petroleum. Shumë shpejt, biznesmeni do të merrte vesh se ishte mashtruar nga shitësit shqiptarë dhe ndërmjetësi amerikan, pasi përveç 27 milion USD ndaj shtetit kishin fshehur 40 milion USD të tjera detyrime që Stream Oil i kthyer tani më në Trans Atlantic Albania kishte ndaj furnitorëve të tjerë privat. Menaxhimi i ri amerikan konstatoi se shumica e këtyre borxheve ishin fatura fiktive nga njerëz pranë ish qeverisë. Në këtë situatë, ai vendosi të kalojë aksionet tek një shoqëri tjetër të cilës do t’i vinte kusht parësor shlyerjen e detyrimeve ndaj Albpetrol.

Sipas burimeve pranë qeverisë, ndryshe nga sa thote Crawford, qeveria nuk përzuri miliarderin për t’ua dhënë blloqet e naftës rusëve por ishte ai që bindi biznesmenin amerikan që pasi kuptoi mashtrimin, t’ua shiste kompaninë një grupi biznesmenësh shqiptarë të drejtuar nga Naim Kasa duke ia prezantuar si biznesmen serioz. Në fakt, Naim Kasa kishte marrë nga qeveria Berisha, 9 vendburime të tjera nafte në muajt e fundit të qeverisjes përmes Phoenix Petroleum, i akuzuar publikisht pë rvjedhje, falsifikime dhe mashtrime në Shqipëri e Amerikë, për të cilat dhe është arrestuar në vitin 2020.

Malone ia shiti në fillim të vitit 2016 kompaninë TransAtlantic Albania me vendburimet zotit Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. Përfaqësuesi direkt i miliarderit Malone, z. Douglas C.Nesternë një e-mail dërguar në datën 5 Maj 2016 ministrit të kohës Damian Gjiknuri shprehet “TransAtlantic Petroleum dëshiron të ju shprehë vlerësim për mbështetjen që ju i keni dhënë përpjekjeve tona në Shqipëri”. Në këtë e-mail ai njofton se kompania e miliarderit nuk kamë asnjë lidhje me kompaninë bijë TranAtlantic Albania dhe as nuk përgjigjet për veprimet e mëtejme të Mark Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. Kjo rikonfirmohet edhe në qershor perms një e-maili drejtuar Albpetrolit.

Duket qartë se kjo nuk ka asnjë lidhje me Charles MCGonigal dhe as përputhje kohore me vizitat e tij në Shqipëri. Blloqet e lëshuara nga miliarderi amerikan si TransAtlantic Albania u shndërruan në GBC Oil e cila gjatë vitit 2016, me administrator Mark Craëford dhe pronar Naim Kasën e Kreshnik Grezden nuk arritën të shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit shqiptar. Sipas burimeve qeveritare Albpetrol ndoqi gjithë procedurën ligjore duke i dhënë afat kompanisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit.

Në kushtet e mos shlyerjes, në Janar 2017 vendburimet u shtetëzuan duke iu kthyer shtetit shqiptar. GBC Oil e Mark Crawford, Naim Kasës dhe KrezhnikGrezdas, e regjistruar në ishujt Kaimaninicioi një proces në arbitrazh kundër shtetit shqiptar. Ishin ata dhe jo miliarderi amerikan, qe kërkuan 113 milion dollarë dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga prishja e marrëveshjes. Arbitrazhi u fitua nga qeveria shqiptare duke u konsideruar të drejta dhe të ligjshme vendimet për shtetëzimin e vendburimeve. Pretendimi i tyre për dëmshpërblim u rrëzua, me përjashtim të një pikë për një pjesë të rentës minerare.

Por akuza më e fortë e Crawford është deklarimi se pas vizitës në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i kohes i Energjisë, Damian Gjiknuri ia dha blloqet e naftës rusëve. Madje spekulimi shkon më tej tek sa edhe pjesëmarrjen e Gjiknurit në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tropojës ku MCGonigal mori një titull mirënjohjeje nga kryebashkiaku e shet si kur ka ndodhur në kohën kur merreshin vendimet për blloqet. Por ky episod që pasqyrohet në këtë foto, ka ndodhur shumë vite më vonë, kohë kur as Gjiknuri nuk ishte ministër dhe as MCGonigal nuk ishte më zyrtar i FBI.

Blloqet e naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Koculdhe Amonicë, që prej Janarit 2017 kur u morën nga ata që i kishin keqmenaxhuar përfshirë edhe Mark Crawford dhe miqtë e tij të afërt me Sali Berishën vazhdojnë të jenë nën pronësi të shtetit shqiptar dhe nuk kanë kaluar asnjë ditë në duart e privatit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re