Ramazan (Dan) Hutra ka zbuluar arsye se përse donte të vriste Marjana Gurakuqin, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurore 15 vite më parë. Në dëshminë e tij para autoriteteve, Hutra është shprehur se ka emigruar në Gjermani dhe kur është kthyer, i kishte dhënë Gurakuqit 80 mijë euro që t’i ruante.

Ai pretendon se kur u kthye sërish nga Gjermania, Gurakuqi ishte martuar dhe nuk i kishte më paratë. Hutra deklaroi se e ka goditur disa herë me thikë dhe më pas është larguar.

“Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për çdo gjë. Më pas, kam ikur në Gjermani dhe u ktheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania, ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave, por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur.

Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar  mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëĺluar me  thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re