Binjakë njëvjeçarë vdiqën dje në Nju Jork pasi babai i tyre i la ata në automjet për gati tetë orë.

Siç raportohet nga policia e Nju Jorkut, trupat e Phoenix dhe Mariza Rodriguez u gjetën në pjesën e pasme të makinës në Bronks. Shërbimet e emergjencës i shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes tragjike.

Babai i tyre 39-vjeçar, Juan Rodriguez, u akuzua për dy akuza të neglizhencës.

Policia tha se kishte harruar se fëmijët ishin në makinë. Kur doli nga puna, u ul dhe vetëm pas pak minutash e kuptoi se kishte lënë fëmijët aty, por pa se nuk jepnin ndonjë shenjë jete.

Temperaturat kanë arritur në 30 gradë në Nju Jork dje, por policia thotë se edhe një temperaturë prej 16 gradësh është vdekjeprurëse për fëmijët në makinë, nëse lihen me orë aty.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re