Skip to content

I dògjën makinën 200 mijë euro, reagon pronari i mjetit: Skena dyshime, skena zënka me kërkënd, kena ardh me pushime

Gjatë natës së djèshme, në zonën e Lungomares në Vlorë, është djegur qëllimisht një automjet luksoz Audi R8, vlera e të cilit në treg kap shifrën e 200 mijë euro. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se makina është djègur pranë ish pusit të naftës dhe i përkiste disa pushuesve nga Maqedonia që kishin zgjedhur bregdetin shqiptar pët të pushuar.

Mësohet se familja maqedonase ishte nga zona e Kërcovës me banim në Gjermani prej disa vitesh. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, pasi përjashtohet mundësia e djègies aksidentale. Makinës i është hedhur lëndë djègëse nga autorë ende të paidentifikuar.

“Ne jena të Maqedonisë, kena ardh me pushime tash 4 ditë. Ka ndodh kjo, automjetin e kanë djègur. Skena dyshime skena zenka me kërkënd. Ne jemi nga Maqedonia dhe jetojmë në Gjermani. Policia po heton tash të shoim kamerat e sigurisë”- u shpreh pronari i makinës Burim Zyberi.

/faxweb