Ndërkohë që studentët janë në ditën e tyre të 11 të protestës dhe ende nuk kanë marrë një zgjidhje për kërkesat e tyre nga qeveria, në rrjetet sociale po qarkullon një status i kryetarit të FRESSH Eljo Hysko.

Në postimin e shpërndarë në Facebook, Eljo njofton dorëheqjen e papritur nga posti që i është besuar në krye të të rinjve të forcës së majtë.

Shkak për këtë sipas tij janë bërë mesazhet që qarkulluan në media pak ditë me parë ku Eljo Hysko udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.

Por habia qëndron sepse statusi është fshirë menjëherë.

Nuk dihet nëse dikush ka menduar që të “tallet” me të duke shpërndarë një postim të tillë ose Eljo është “penduar” për fjalët shkruara, si dhe për vendimin e marrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re