Skip to content

I doli emri te përgjimet me italianët/ Mjeku Aurel Vula sqaron: Në Itali isha për familjarët e mi…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mjeku Aurel Vula ka reaguar pasi emri i tij doli në përgjimet e SPAK dhe Antimafia e Milanos, për trafikimin e ilaçeve të Covidit dhe falsifikimin e recetave mjekësore.

 

Ai sqaron se nuk ka gisht në këto episode dhe thotë se ka besim se drejtësia do zbardhë të vërtetën.  Sipas Vulës, arsyet e vizitave në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore.

 

Mjeku deklaron se nuk ka lëshuar asnjë certifikatë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali; si dhe nuk ka lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë.

 

DEKLARATË PUBLIKE – Aurel Vula

 

Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon: Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë.Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshortes sime. Të dy këta të fundit i janë nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën. Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:➢ Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;➢ Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian;I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm, kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.Me besimin e plotë tek drejtësia, Aurel VULA!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë