Ish-kreyminstri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle për vjedhje.

Berisha kishte denoncuar përmes qytetarit dixhital në vitin 2019, se Prodani akuzohej për 40 vjedhje në Spanjë, mes tyre atë të futbollistit Karim Benzema.

Por pas këtyre akuzva, Berishën do ta akuzonin si plak matuf.

Ndërkohë pas arrestimit të tij ditën e sotme Berisha ka reaguar sërish duke thënë se administrata është e mbushur me hajdutë dhe kriminelë.

Postimi i Berishës:

Administrate me hajdute dhe kriminele!

Alfred Prodani, drejtori i ujesjellesit Laç arrestohet per 40 vjedhje e grabitje me dhune dhe ekstradohet ne Spanje.

Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi ate.

Ketu me poshte keni kroniken e atij denoncimi ne Dosja.al dhe mesazhin e sotem te nje qytetari dixhital! sb

“Dua te them dicka ce ta besh mediatike ce Drejtori I ujesjellesit te lacit alfred Prodani asht arrestuar sot ne ore 10 te paradites nga interpoli per vjedhje grabitje me dhun ne Spain ai ndodhe para burgumit ne tiran pritet te ekstradohet naten e mir zoti te rujt.”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re