Sali Berisha ka vijuar t’i dalë në mbrojtje administratorit të syri.net Çlirim Peka lidhur me panikun e shpërndarë prej tij për parashikimin e tërmeteve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri ka zgjedhur të bëjë një meme për të ironizuar zv.kryeministrin Erion Braçe duke i dalë në mbrojtje gazetarit Peka.

Ndërkohë, mjaft komentues nuk e kanë pritur mirë “avokaturën” e Berishës duke i kujtuar një ngjarje të disa viteve më parë.

“Keni te drejte te beni keto dicitura …. u harrua qe aksidentoi nje vajze qe po tretet….doli pa lagur per vehte….Mos i mbroni keta njerez qe u sherbejne kur shkelin ligjin se dem u bejne….Paligjeshmeria asnjehere nuk u bene me te forte…”, i shkruan qytetari Berishës.

Disa vite më parë, Çlirim Peka u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.

Rrethanat e kësaj ngjarje ende ngelen të mistershme ku mjaft personazhe të jetës publike ngritën pikëpyetje se pse grupi hetimor nuk e zbardhi plotësisht këtë ngjarje./ tema

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re