Burime për Faxweb.al kanë zbuluar çfarë tha Gjiknuri ne mbledhje: Ndryshimet kushtetuese tashme jane ne fuqi. I doni apo nuk i doni kjo eshte tjeter ceshtje. Kemi Kushtetuten ne fuqi dhe detyrimin per ta reflektuar ne Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj qe ne ditet e ardhshme, deri te Premten te sillni propozimet tuaja per: 1) pragun kombetar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes se listes unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit per kandidatet ne kushtet e listave te hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohe. Duhet ti japim bazen ligjore te plote institucioneve qe te pergatisin zgjedhjet.

Kerkesa juaj per te kerkuar ne kete faze mendimin e ODIHR eshte e cuditshme kur jeni ju qe na detyruat qe te bejme nje marreveshje ne 5 Qershor e cila binte ne kundershtim me rekomandimin kyç te ODIHR qe ishte depolitizimi i administrates zgjedhore.

Atehere nuk donit te pyesnit per ODIHR ndersa tani qenkeni kujtuar ti kerkojme mendim! Ne pranuam ate cka kerkuat ju ne 5 Qershor dhe firmosem bashkarisht pikerisht per te ju plotesuar juve kerkesat. Gjithesesi e kemi firmosur ate marreveshje dhe i kemi qendruar asaj plotesisht.

Marreveshja e 14 Janarit thote se ndersa negociojme mbi rekomandimet e ODIHR dhe nuk  biem dakord atehere i drejtohemi ODIHR. Nuk kemi nje rekomandim per listat e hapura dhe as per ndryshimet ne kushtetute nga ODIHR ndaj nuk kemi cfare opinioni u kerkojme.

Une ju them se jam i gatshem qe pasi te kemi permbyllur produktin e reflektimit te ndryshimeve Kushtetuese ne Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh. Qendrimi juaj i sotem synon qe te mos zbatohet Kushtetuta e Shqiperise dhe thoni hajdeni futemi ne zgjedhje me nje kod qe bie ndesh me Kushtetuten.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko