Ish ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shprehur se është i bindur që ministri i ri, Taulant Balla, do e çojë para punën në këtë institucion.

Komentet Çuçi i bëri përmes një reagimi në Facebook, pasi ditën e sotme i dorëzoi detyrën e ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës.

Ai shtoi gjithashtu se qytetarët presin dhe meritojnë më shumë nga PS.

Reagimi i Çuçit:

Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një #ExitMemo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm🤝

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re