Kryetari i ri i bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, kandidati fitues në zgjedhje lokale të 14 majit ka marrë sot detyrën, që në mënyrë simboliku iu dorëzua nga ish kryebashkiaku Ndrec Dedaj.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, thotë se e mori bashkinë me borxhe dhe po e le me projekte në zhvillim.

Duke i uruar punë të mbarë kryetarit të ri të bashkisë, Dedaj tha se “duhet të bëjë më të mirën për qytetin”.

“Sot i dorëzova detyrën kryetarit të ri të Bashkisë Mirditë Albert Melyshit, përmes një akti simbolik të përshkruar si më poshtë:

Tetë vite më parë qytetarët më besuan të drejtojë Bashkinë Mirditë.

Bëra sa munda me gjithë fuqinë e mendjes dhe të zemrës për t’jua kthyer besimin në të mira materiale, social-kulturore e shpirtërore

E gjeta Bashkinë me 100 milion lek të reja borxhe, pa mjete dhe vegla pune, pa bazë materiale për mirmbajtje qoftë dhe një pllakë trotuari apo llambë ndriçimi për ti zëvendësuar, dhe sot po jua dorëzoj institucionin e Bashkisë me zero borxhe me mjete dhe vegla pune të konsiderushme për të kryer shërbimin e mirmbajtjes, pastrimit, gjelbrimit, ndriçimit etj.

Jua dorëzoj sot detyrën dhe me disa projekte në zhvillim e sipër të mbuluara 100% me buxhetin përkatës, si

1) Asfaltimi i rrugës hyrëse Reps

2)Asfaltim i rrugës së Ndërfanës

3)Asfaltim rrugësh lagjie Rrëshen

4)Mbrojtje lumore Jezull

5)Ndërtim këndi lojrash për fëmijë Rrëshen(projekt i fituar nga BE)

6)Ndërtim i stacionit të ri zjarrfikës( projekt i fituar nga ODC Amerikane)

gjithashtu ju dorëzohet dhe magazina plot me bazë materiale për të vazhduar me punën e nisur për ndërtimin e trotuareve, kullimin e ujrave dhe vendosjen e ndriçimit publik kudo që janë të nevojshme dhe duke i ju mundësuar që ditën e parë të marrjes së detyrës kryetarit të ri një fillim të mbarë të punës.

Suksese në detyrën e lartë të Kryetarit të Bashkisë Mirdtë. Bëfshi më të mirën për Mirditën”, shkruan ish kryetari i bashkisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re