Ish kryeministri Aleksandër Meksi ka reaguar për humbjen nga jeta t ëish kryebashkiakut të Elbasanit, Ëngjëll Dakli. Ai ndërroi jetë në moshën 66-vjecare ndërsa ndodhej në Turqi duke marrë trajtim mjekësor për koronavirusin.

Me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, Meksi shpreh ngushëllimet për familjen dhe kujton Daklin si person të ndershëm në punë dhe demokrat që donte përparimin e vendit.

Ish kryeministri përmendi edhe bisedat që ka patur me të ndër vite, një prej të cilave ishte viti 2005 kur i përlotur e telefonoi për ti kërkuar rekomandim për të punuar në një ministri si specialist.

“Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Engjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë, specialist i aftë në fushën e tij si inxhinier e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjesëtarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.

Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.

Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje…e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por e pash se nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.

Me shumë vështirë duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist. Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.

Ngushëllime të përzemërta familjes Dakli !!! R.I.P.!”, shkroi Meksi.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re