Qëkur lindi, Alea u diagnostifikua me një tumor të rrallë dhe prej 3 vitesh, lëngon nëpër spitale.

Ende nuk i ka bërë tre vjeç Alea, ndërsa në trupin e saj janë kryer 4 ndërhyrje e mbi 8 kemio-terapi. Familjarët e vogëlushes nga Kosova i kanë kërkuar ndihmë shqiptarëve përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Kanë shpenzuar gjithçka dhe tashmë nuk munden dot më të përballojnë një tjetër ndërhyrje në Turqi, jetësore për vogëlushen që lufton me sëmundjen e rëndë.

Nëna e Aleas i dërgoi këtë mesazh prekës emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” me shpresën se shqiptarët do të bëhen si kurdoherë bashkë, për t’i shpëtuar jetën vajzës së saj 3 vjeçe.

“Kërkojmë ndihmë prej emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, që të na dalin në ndihmë për vajzën. Ajo ka bër 2 operacione në Kosovë, 8 kemioterapi ka marrë. Kemi ardhur në Turqi dhe ka bërë 2 operime e 3 cikle me kemio-terapi. Tani kemiardhur për herë të tretë dhe tani në maj i bën vajza 3 vjeç. Lusim të gjithë vëllezërit e motrat tona, që të na ndalin në ndihmë. Shuma që kërkohet është shumë e madhe për neve. Deri tani ia kemi dalë, por tani, s’po mundemi me e arrit këtë shumë”-thotë nëna e 3 vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re