Të afërm të familjes Gushi, që u shua mëngjesin e të premtes në Fier-Vlorë, kanë thërritur një protestë pasditen e nesërmë, ku kërkojnë drejtësi për tragjedinë që preku mbarë opinonin publik.

Në një poster të shpërndarë nga organizatorët e protestës, theksohet se protesta do të mbahet në orën 18:30, datë 29 qershor, në sheshin “Europa” në Fier; me diçiturën për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën. Eduart, Silvana, Anasatasia dhe Eva, humbën jetën teksa ishin duke shkuar me pushime në bregdet, pasi ishin kthyer nga Greqia, ku jetonin dhe punonin prej vitesh.

Ata u përplasën nga një mjet Audi A8, që drejtohej nga i riu Igli Madani, ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po ecte mjeti i drejtuar nga 22 vjeçari,

Përplasja ka qenë shumë e fortë për makinën “Toyota” ku udhëtonin ata, pasi mjeti u shkatërrua plotësisht. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjeti.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re