Teksa nesër pritet të që të mbahet Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në stadiumin ‘Air Albania’, Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve.

Plani i masave është bërë nga informacionet e mara se për shkak të tubimit mund të ketë edhe trazira. Pasditen e së premtes mjete të FNSH, si dhe autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave janë vendosur para stadiumit Air Albania, po ashtu edhe pranë selisë së PD.

Në terren pritet që gjatë ditës së nesërme mos të ketë prezencë të punonjësve të policisë me uniformë, por do të jenë civilë të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të raportuar në kohë reale nëse do të ketë indicie për trazira.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re