Gjykata e Durrësit dha masë e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Fredi Krasniqi, i cili u arrestua gjatë operacioni ku u zbulua në një vilë 4 katëshe në pronësi të tij një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak.

Në kërkim është shpallur vëllai i tij Fatmir Krasniqi, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Pas vendimit të gjykatës, avokati ka folur për mediat duke u shprehur se klienti të tij i duheshin lekë për një ndërhyrje kirurgjikale që e kishte të nevojshme, por e kishte të pamundur nga kushtet financiare.

Sa i përket armëve avokati u shpreh se Fredi Krasniqi i ka ato armë që në vitin 1997.

“Sot u dha masa i sigurisë e arrestit me burg për shtetasin Fredi Krasniqi. Në kërkuam masën e arrest në shtëpi, duke para rrethanat. Është invalid, ka probleme shëndetësore dhe ky ka qenë edhe shkaku që e ka shtyrë këtë shtetas të bëjë këtë veprim, kanë qenë kushtet ekonomike për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale,” tha avokati ndër të tjera.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re