Në seancën e kësaj të hënë ndaj Talo Çelës i akuzuar për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, avokati mbrotes i tij, pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë për kryerjen e grabitjes.

Sipas avokatit një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri. Për të vërtetuar këtë ai kishte dhe një rezonacë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitar bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çala që dyshohet se dyshohet se kanë diheni për ngjarjen.

Vëllezërit Çala u arrestuan muaj pas ngjarjes, teksa fshiheshin në një vilë në zonën e Qerretit.

Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klineti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes.

Seanca u shty në dat 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këro kerkesa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re