Profesor Emin Azemi ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News për të folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes së Zoran Zaevit.

Emin Azemi theksoi se ende nuk ka asnjë shkresë zyrtare të dorëheqjes së Zahevit duke thënë se gjithçka është e paqartë se ajo deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është një paralajmërim për largim.

Gjithashtu Azemi thotë se edhe partnerët nuk e kanë mbështetur largimin e Zahevit duke kërkuar që kryeministri i Maqedonisë së Veriut të qëndrojë në detyrë të paktën deri në dhjetor.

“Kjo është dorëheqja e dytë e Zahevit, në janar të 2020 dha dorëheqjen si shenjë revolte ndaj Bashkimit Europian si refuzim për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj u pasua rizgjedhja e tij si kryeministrit në qershor të këtij viti. Kjo është hera e dytë tani, dorëheqjet e Zahevit vijnë si reflekti i pakënaqësisë së tij ndaj humbjes në zgjedhjet lokale dhe ky është një standard i ri i vendosur në Rajon i pa praktikueshëm në vendet e tjera. Ky është një mesazh i keq për Brukselin për arsye se Zahevi me këtë do të thotë që politikat e tij euro integruese pas marrëveshjes së Prespës nuk u shpërblyen nga Brukseli. Pra sipas shtypit perëndimor kjo dorëheqje e Zahevit është një mesazh i keq edhe për Brukselin.

Hapësira që la ikja e Zahevit? Ende nuk është sqaruar dorëheqja e tij, por deri në momentin kur ne po flasim bashkë, zyrtarisht nuk ka arritur shkresa e tij. Ndaj ne po flasim për një dorëheqje të paralajmëruar. Zahevbi ka një konsultim me partnerët ku në mbledhje janë hedhur ide dhe partnmerët kanë shprehur pakënaqësi. Më të pakënaqur ishin partia e Ahmetit dhe dy parti të tjera më të vogla. Pakënaqësia e tyre konsistonte se Maqedonisë nuk i duhet një krizë e re politike pasi mund të ndryshojë komplet kursi për Maqedoninë por edhe për shkak të detyrave që ky vend ka. Këta që kundërshtojnë dorëheqjen e Zahevit, të paktën të qëndrojë në këtë pozicion deri në dhjetor ku do të mbahet një samit paralajmërohet një zbutje e paralajmërimit të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu do të miratohet edhe buxheti i shtetit në këtë periudhë krize për ekonominë dhe energjitikën.

“Partnerët e koalicionit. Qëndrimet e Ali Ahmetit thotë se një kryeministër i ri nuk do të ketë kapaciteti dhe kredibilitetin që kishte Zahevi dhe për këtë arsye ata po këmbëngulin që deri në mes të dhjetorit të qëndojë ai dhe më pas në mes të dhjetorit të merret një vendim. Ai ka propozuar një person që quhet Fatmir Bytyqi një zëvendës kryeministër shqiptar por në radhët e LSDM-së me kushte që ai të jetë pasuesi i tij deri në prill të vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Ky është propozimi i Zahevit ku 100 ditët e fundit të qeverisë të vijë një kryeministër shqiptar.

A mund të kemi një rikthim të hijes së Gruevskit? “Së pari fitorja e VMRO-së që mori disa qytete të madhe i atribuohet asaj fryme e cila është kombinim mes frymës nacionaliste dhe investimeve dhe derdhjen e parave nga jashtë që flitet se burimi i parave është Moska. Është një përpjekje e madhe që të kthehet jo ndoshta zyrtarisht Gruevski por fryma e tij. Ne jemi të paraqtë se si mund të kthehet VMRO-ja në pushtet për arsye se kthimi në pushtet bëhet në dy mënyra: Ose të krijohet një shumicë e re brenda p[parlamentit që do të ndryshonte raporti i forcave sic ndodhi në Kosovë, ose të bëhen zgjedhje të parakohshme. Këto janë disa nga alternativat në tavolinë, por unë nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme për arsye se qeveri të re duhet të them pa këtë koalicion nuk shoh ndonjë qeveri të udhëhequr nga VMRO-ja”, tha Azemi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re