Rama:
Faleminderit që më dhe mundësinë që të kthehem te kjo temë, ju nuk jeni as prokurorë dhe as gjykatës, gjasat që ju po thoni të vërtetën për pasurinë time janë zero. E dini pse, sepse dua që tiu informoj edhe pubklikun, që në Shqipëri ka një institucion të veçantë që quhet Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, ku të gjithë mbajnë përgjegjësi penale, penale, për çdo fshehje të fakteve, dhe përtej kësaj, ky institucion bënte kontrolle të zakonshme, por edhe të imtesishme.
Pasi ne kemi ardhur në qeveri, që ju të jeni e informuar dhe njerëzit që e kanë ngrënë këtë broçkull ta dinë, bën kontrolle të imta për të gjithë ne. Nëse ju do të shihni dokumentet e kontrollit të pasurisë sime, që janë faqe e faqe të tëra, që janë dosje të gjitha me dokumente dhe fatura, që ju për ti parë do tiu duheshin ditë.
E dini ju personalisht që pasuria juaj si banore e Tiranës është rritur në vitet e fundit, pasi nuk janë vetëm të ardhurat, por edhe vlerat e pasurisë së paluajtshme. Është lajm 100% i rremë, është produkt i dembelizmit aktiv, siç i quante Faik Konica.
Elementi i fundit është, deklarata e pasurisë ka një pjesë publike dhe një pjesë tjetër konfidenciale, nëse ti nuk sheh pjesën konfidenciale, ti nuk e kupton dot pjesën publike. Është e pamundur që të ekzistojë e shkruar, e deklaruar, një pasuri e pajustifikuar.
/faxweb
