Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar se nuk do të mbështetet asnjë socialist që është vendosur nën akuzë për korrupsion.

A i frikësohet PS për sanksionet e paralajmëruara nga administrata Biden për aktorët e përfshirë në korrupsion? “Kam përshëndetur sot vendimet e Departamentit të Thesarit për të vendosur nën sanksione financiare elementë që destabizliiojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan por janë dhe burim i korrupsionit. Arsyeja e vendosjes së bandës kriminale Zvonko Vesellinoviçit lidhet edhe me finacime të partive të caktuara politike në fushata elektorale dhe trafiqet në dy anët e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në veri të Kosovës.

Ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit e publikuar nga Biden është vijim i veprimeve të mëparshme të marra nga administrata Biden për të goditur përfaqësues të politikës të lidhur me korrupsionin por edhe elementë të cilët destabilizojnë paqen dhe stabilitetin kudo në botë, për ne ka rëndësi Ballkani.

PS jo vetëm e përshëndet por është e vetmja forcë politike në këtë vend që ka vendosur një standard të pamohueshëm në politikë. Kur çdo përfaqësues i saj është vendosur nën një akuzë për korrupsion apo vepra të tjera penale PS ka hequr çdo lloj mbështetje dhe do të vazhdojë të heqë çdo mbështetje për këdo”, tha Balla.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re