Skip to content

I frynte bilbilit dhe nuk lejonte deputetët e PS të flisnin/ Kuvendi përjashton Flamur Nokën

Kuvendi ka përjashtuar nga seanca plenare Flamur Nokën.

 

Ky vendim i komunikuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla erdhi pas situatës së krijuar në seancë.

 

Noka, teksa socialistët merrnin fjalën, i frynte një bilbili për të mos i lejuar ata të vazhdonin diskutimet.

 

Por pavarësisht këtij vendimi, Noka vijonte qëndrimin në seancën plenare, duke përsëritur të njëjtin veprim.

 

Kjo situatë bëri që seanca plenare të ndërpritej disa herë.