Subscribe

Ndryshimi i temperaturave dhe virozat e stinës kanë sjellë shtimin e numrit të pacientëve në spitalin Rajonal të Korçës.

Çdo ditë në urgjencën e shërbimit spitalor kryhen deri në 120 vizita. Ngarkesë kjo e papërballueshme nga mjekët e këtij reparti, që veç fluksit të pacientëve buajnë edhe mungesën e stafit.

Shefi i shërbimit të urgjencës, Kujtim Shabani thotë se shkak shtimi i pacientëve vjen nga jo vetëm nga gripi e virozat e stinës por edhe nga patollogji të ndryshme.

Fluks në ritje gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe në shërbimin e Pediatrisë.

Edhe në spitalin Rajonal të Kukësit ka rritje të numrit të qytetarëve të prekur, ndonëse pjesa me e madhe e tyre pas këshillave të mjekut e marrin trajnimin ne shtepi. Virozat janë të pranishme kryesisht tek fëmijët dhe mosha e tretë

Për të shmangur mbipopullimin në urgjenca dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të mos paraqiten për gjendje të lehta virozash apo gripi në spital, por pranë mjekëve të familjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re