Shkollat në Vankuver mbetën të mbyllura sot dhe shumë fluturime u prekën nga moti i keq, me sinoptikanët që paralajmëruan borë të dendur dhe erëra të ftohta në qytetin bregdetar të Paqësorit.

Kanadaja perëndimore përjetoi një fundjavë me temperatura polare. Pas një pushimi të shkurtër të hënën dhe të martën, me rritjen e ndjeshme të merkurit nga -9 gradë të regjistruar të dielën, sot shërbimi i motit parashikon rënie të mëtejshme deri në -7 gradë Celsius dhe borë që mund të arrijë deri në 15 cm.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike, dhe megjithëse autoritetet vazhdojnë të pastrojnë borën dhe akullin nga pistat, sot do të ketë më pak fluturime. Sipas faqes së internetit të specializuar për gjurmimin e fluturimeve Flightaware, rreth 50 fluturime u anuluan.

Shërbimi federal i motit paralajmëroi gjithashtu për kushte të rrezikshme të motit në Luginën Fraser, rreth 130 kilometra në lindje të Vankuverit, për shkak të stuhisë së borës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re