Peshkopia është qyteti ku këtë të shtunë u regjistrua temparatura
më e ulët e këtyre ditëve të ftohta, -13 gradë Celsius.   

Ishte meteorologia Adiola Bami ajo
që duke folur për situatën klimaterike në Shqipëri gjatë një prononcimi në A1
Report, tha se përgjithësisht 15-ditëshi i parë i janarit do shoqërohet nga
acari.

“Dita e martë do të jetë përsëri
e ftohtë, me minus 11 gradë celcius, Erseka dhe Peshkopia, ndërsa pas ditës së
martë pritet të kemi një rritje graduale të vlerave termike, duke shënuar
vlerat tipike të dimrit. Këto temperatura të ulëta do të jenë deri në mesin e
janarit, të cilat do të jenë në vlera negative. Pjesa e parë e janarit
pritet të jetë e ftohtë dhe me reshje të pakta”, tha meteorologia Bami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re