Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në qarkun e Dibrës. Fax News mëson se kanë mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm prej një jave.

Banorët e njësisë administrative të Kalas Dodës dhe Zall Dardhës janë të shqetësuar për këtë situatë pasi ndodhen në mes të temperaturave të ulëta, por nuk kanë energji për ngrohje.

Në zonat e tyre, lartësia e borës arrin në 20 cm ndërsa janë izoluar pasi rrugët e fshatrave janë bllokuar nga prezenca e akullit në rrugë. E vështirë është lëvizja e fugonave të fshatrave drejt qendrave të banuara dhe furnizimi me miell apo ushqime të tjera.

Banorët i bëjnë apel për ndihmë instancave përkatëse që të përballojnë këto ditë të ftohta dimri./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re