I ftohti siberian që ka mbërthyer vendin, pritet të shënojë kthesën në fundjavë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News meteorologia, Lajda Porja nga MeteoAlb tha se do vendi të kalojë përmes një jave me temperatura të ulëta, ndërsa reshjet do i lënë vendin ngricave.

“I ftohti Siberian, ka perfshire vendin ditën e dielë duke sjellë një rënie drastike temperaturash. Kukësi, Bulqiza e Peshkopia do të regjistrojnë temperatura ekstremisht të ulëta deri në -11.

Po ashtu edhe Korca pritet shkojë në vlera -8 të cilat pritet të ulen edhe më shumë në Dardhë e Voskopojë edhe -14 gradë. Temperatura të ulëta janë shënuar në të gjithë vendin. Tirana sot -2 gradë. Ky i ftohtë do të zgjasë gjatë gjithë javës, e marta dhe mërkura do të sjellë një rënie me 1.5 gradë.” -tha Porja ndërsa shtoi se nuk priten reshje.

“Nuk presim reshje, problematike do jenë ngricat në zonat me temperatura të ulëta. Deri të enjten mbetemi në këto temperatura. Në pjesën e dytë të javës tjetër do të kemi një rritje të temperaturave.  Deri nga mesi i shkurtit do jemi në ndikimin e mëngjeseve shumë të fohta, por pa reshje.” –u shpreh ajo.

Sa i përket kryeqytetit Porja tha se Tirana do të përjetojë një mot me diell, por të ftohtë dhe se nuk do të ketë reshje bore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re