Anëtari i fundit i mbetur gjallë i grupit të famshëm Pop të viteve ’70-’80, Bee Gees, Sir Barry Gibb morri titullin “Kalorës” nga familja mbretërore britanike.

Sir Barry është i fundimi në të gjallë i grupit, pasi Maurice vdiq në vitin 2003 dhe vëllai i tij binjak Robin në vitin 2012.

“Po të mos ishin vëllezërit e mi, unë nuk do të isha këtu”, tha Sir Barrynë marrjen e titullit të lartë fisnik.

Barry Gibbs, 71 vjeç, tha se do të donte më shumë që ai dhe vëllezërit e tij të dashur të mund ta ndanin bashkë këtë ditë të veçantë.

Bee Gees janë konsideruar si një nga grupet më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Ata gjithashtu shkruan muzikë e tekste për Barbra Streisend, Kenny Rogers dhe Dolly Parton, Diane Ross, Celine Dion etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re