Skip to content

I gëlltiti në Brazil, policia indiane zbulon 106 kapsula me kokainë në stomakun e një 25-vjeçareje

Policia indiane ka hequr 106 kapsula me kokainë nga stomaku i 25-vjeçareje që u përpoq të kontrabandonte drogë në vend, njoftoi BBC të hënën.

Trafikantja e rrallë u arrestua në aeroportin e Nju Delhit pasi policia ishte njoftuar më parë për rastin esaj.

Ajo kaloi gjithë javën në spital duke pirë lëngjet e duhura që t’i dilnin kapsualat me kokainë nga trupi.

Drogë që ajo mbante në trup, pasi doli u vlerësua në 734,160 dollarë.

Policia beson se kapsulat u gëlltitën në Sao Paulo të Brazilit dhe se ato duhej t’i dorëzoheshin një nigeriani në Delhi. /tesh