Koleksionisti shqiptar Eros Hoxha dhe studiuesi Resul Resulaj në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News kanë prezantuar disa dokumente historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës në 1912.

Dokumente janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete. Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet që ka Hoxha është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit.

Ata u shprehën në studio se këto dokumente ishin gjetur që para 10 vitesh dhe ishin ruajtur në sënduk.

Tashmë me ekspozimin e tyre është vërtetuar dhe fakti që këto dokumenta janë origjinalë dhe datojnë në atë përiudhë pas një analize krahasimore nga përfaqësues të Arkivit të Shtetit. Hoxha u shpreh se edhe për marrjen e një informaconi sado të vogël bëhet një pagesë pasi këto dokumente kanë vlera të jashtzakonshme historike.

Pjesë të diskutimit në studio:

“Mandatet e delegatëve, është Tirana, Peja, Ohri dhe Struga, edhe pse ngelën jashtë sipërfaqes këto qytete përfaqësohen nga zyrtarë shqiptarë. Mehdi Frashëri ishte përfaqësues zyrtar dhe për Elbasanin dhe për Pejën.

Dokumenti i parë ishte dicka ndryshe, nga sekretari Ismail Qemali i cili ruajti gjithë fondin arkivor. 1912 dhe ka të bëjë me fillesën e pavarësisë së Shqipërisë.

Një miku im i cili është tregtar më njofton dhe ma sjell të fotokopjuar, I kërkova të shoh origjinalin dhe rashë dakord për cmimin dhe cdo gjë. Ka rreth 10 vite që e kam gjetur dhe e kam mbajtur në sënduk. Nuk e di ndoshta, në radhë të parë kur e mer dëshiron ta shijosh pastaj e ekspozon”-tha Hoxha.

Resuli: Personi i parë që i ka parë është osmanolog dhe e vërtetoi që janë origjnale dhe me analiza krahasimore u certefikua vërtetësia e dokumentave nga Arkivi i Shtetit.

Hoxha: Arkivi nuk i ka në dorë ofertat por qeveria, nëse ajo bën kërkesë dhe vendoset më lart. Qejfi ua kishte shumë.

Njerëzit sic e tha dhe Rezi kanë qenë në Kavajë dhe mandate u nda në duar të ndryshme. Unë e kam studiuar dhe e dalloj se për cfarë bën fjalë.

Resulaj: Duke qenë se dokumentat u ndanë gjatë kohës së komunizmit dhe shumë persona nuk ua dinin vlerën historike.

Ajo që mund të them janë 30 mandate delegatësh, nga cdo krahinë që erdhën në Kuvendin e Vlorës për të shpallur pavarësinë, ka ende shumë punë për të bërë.

Pyetja: Si bëhet kërkimi?

Eros Hoxha: Të gjitha mandatet u dorëzuan në Vlorë te sekretari, më pas u shpërndanë në Kavajë, Durrës dhe nuk e dimë tek të cilat familje mund të kenë përfunduar.

Ne paguajmë për informacion.

Lexohej në shqip njëri nga mandatet ndërsa tjetri jo sepse ka gërma osmane. Peqini është jo shumë i njohur si qytet por në atë kohë ka qenë i zgjedhur për ato vilat dhe bejlerët, ishte investuar atje.

Elita besoj e ka shkruar, jo cdokush dinte te shkruante shqip.

Resulaj: Secila familje kishte vulën e vet identifikuese sic bëhej në lindje, janë persona me goxha pozitë për ato qytete.

Hoxha: Në këto shkresa janë vulat e qeverisë së asaj kohe, edhe pse para shpalljes së pavarësisë.Po ti lexosh të përkthyera, nuk ka independencë por që vendi yne të mos shkatërrohej totalisht, ne e kemi kapur pavarësinë në minutën e fundit.

Resulaj: Kaligrafia është shumë e bukur.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re