Solidarizimi me Shqipërine dhe shqiptarët vazhdon dhe sporti po bëhet çdo ditë e më shumë shembulli më imirë nëtë drejtim. Mbas mbështetjes nga shumë klube e federata, ka ardhur edhe një rast tjetër shumë domethënës.

 

Malaga ishte duke luajtur përballë Numancias, në takimin që ndodhej në shifrat 0-0 dhe ku është mbyllur pjesa e parë. Keidi Bare dhe Armando Sadiku e kanë nisur ndeshjen që nga minuta e parë, por ajo që është për t’u veçuar, është padyshim fillimi i takimit.

 

E gjithë skuadra e Malagas ka dalë me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në vendin tonë. /Sport Ekspres/

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re