Skip to content

I gjithë rrjeti është në një mendje: Lulzim Basha ka blerë ndjekësit live në Facebook, nuk mund të shohin 10 mijë njerëz reklama (Ja shuma që ka paguar)

Një fenomen i ri dhe njëherësh i çuditshëm është vënë re ditët e fundit me Facebook-un e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili si asnjëherë më parë në këto 8 vite e gjysmë të opozitarizmit të tij, po njeh një interes të jashtëzakonshëm të ndjekësve të live-t.

E njëjta gjë u vërejt edhe mbrëmë, ku Lulzim Basha përballej në distancë me ‘babanë’” e tij politik, Sali Berishën, me të cilin divorci duket të jetë i pakthyeshëm. Njëri ishte në emisionin Open dhe tjetri në Opinionin e Blendi Fevziut, dy ditë përpara përplasjes së radhës, ku Berisha ka thirrur Referendum dhe Basha pretendon që të mbajë Kuvendin e dytë Kombëtar brenda muajit.

Nëse shihje ndjekësit në kohë reale të të dyve, numri në Facebookun e Bashës, ishte dyfish më i lartë se ndjekësit te Berisha, edhe nëse do të kontrollonim në kohën e reklamave. 10 mijë shqiptarë që qëndrojnë në Facebook për të parë logon e Partisë Demokratike? Duket të jetë një teori disi e vështirë, megjithë respektin për partinë më të madhe të opozitës.

Ndërkohë që ekspertë të rrjeteve sociale kanë bërë dhe përllogaritjet, ku në fund të live-t të Bashës dhe Berishës, numri total i personave që kanë ndjekur këtë të fundit është më i lartë se ai që kanë ndjekur kreun aktual të PD-së.

Eksperti i të dhënave dixhitale, Blerim Gjeladini, shkruan: Sonte Lulzim Basha i ka shpenzu 2850$ per live stream vieës 99% from Bangladesh.

Llogaritë e tij shkojnë më tej:  

12500 live views

500 neto

12000 te blera

2000 live vide views 400$

400$x 6= 2.400$

Emisioni ka zgjat 2h 23 min = 133 minuta

133 min – 120= 13 min Extra

Pra afersisht 2850$

Ndërkohë memet për këtë nuk kanë munguar në rrjet. Prej kohësh Basha ka thirrur në ndihmë për menaxhimin e rrjeteve sociale një grup ekspertësh izraelitë, të cilët në mungesë të interesit të shqiptarëve për të ndjekur Bashën më shumë se Berishën, kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje artificiale.

Të dhënat e Youtube:

Video si rrinë live 10 mijë persona gjatë reklamave:

(E.K/Faxweb.al)