Ekipi i UpStories në bashkëpunim me Observatorin Kombëtar të Athinës regjistroi pamje ajrore duke përdorur dronë ku tregohet sipërfaqja e përgjithshme e zonave të djegura në Evia Veriore me afro gjysmë milioni hektarë.

Videoja tregon imazhe të shkatërrimit nga brendësia në bregun e Evisë, si dhe shpërthime aktive të zjarrit që u ndezën në mënyrë të pakontrollueshme për një ditë të pestë.

Sipërfaqja e përgjithshme e zonave të djegura në Evia veriore është afër gjysmë milioni hektarë. Mijëra ndërtesa kanë pësuar dëme të pallogaritshme dhe shumë prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re