Rastet me Covid në Drejtorinë e Shendetit Publik Berat kanë vënë në lëvizje këtë institucion. Burime nga kjo drejtori bëjnë me dije se i gjithë stafi i kësaj Drejtorie i është nënështruar testit ndërsa priten përgjigjet e analizave.

Në këtë institucion rezultuan tre raste pozitiv ku njëra nga punonjëset ishte bashkëshortja e efektivit të policise i cili ka rezultuar me Covid19 disa ditë më parë.

Nga 5 raste që u konfirmun para pak ditësh në Berat, dy rezultonin në Drejtorinë e Shëndetit publik. Njëri prej raste është  është kontakt i rasteve të mëparshme, ndërkohë që u shtuan edhe dy të tjerë në këtë institucion. Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 28 tampone në stafin e Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat, pas konfirmimit “pozitiv” të punonjësit të policisë, bashkëshortja e të cilit punonte në këtë Drejtori.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, sipas gazetares së Fax News, Mimoza Sinanaj menjëherë pas konfirmimit të 5 rasteve të reja, dy prej të cilëve brenda Drejtorisë së tyre, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve.

Rastet e sotme me Covid-19 që i përkasin 2 punonjësve të DSHP-së Berat, të cilët kanë vënë në alarm të gjithë Drejtorinë, ku është kryer dezinfektimi i plotë i çdo ambjenti të saj ndërsa në alarm janë vënë edhe banorët përreth këtij institucioni pasi ku personeli sipas tyre, tepër i shkujdesur dhe pa masa mbrojtëse, kanë frekuentuar baret dhe kafenetë pranë tij.

Burimi: FAXWEB.AL

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re