Stafi shëndetësor prej pesë personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej, Elbasan ka rezultuar i prekur me Covid-19.

Abc News raporton se të prekur kanë rezultuar tre infermierë dhe dy mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.

Për pasojë qendra shëndetësore është mbyllur.

Nuk dihet ende ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re