Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Greqisë pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjit 35 mijë euro dhe i ka groposur në pyll.
Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar është futur në shtëpinë e fqinjit dhe ka gjetur dhe marrë valixhen me para. Më pas ka shkuar në pyll ku i ka groposur ato në mënyrë që të humbisnin gjurmët.
Një pjesë të parave të vjedhura i ka mbajtur për të blerë makinë me vlerë 7 mijë euro dhe një pjesë e ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.
22-vjeçari shqiptar ra në duart e policisë falë kamerave të sigurimit. Sakaq mësohet se nga shuma 35 mijë euro, i riu ka shpenzuar 9 mijë euro.