Një 24-vjeçar është arrestuar medisten e sotme, pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë çantën e dorës së një të miture në Berat.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Sokol Komaraku, me precedentë të mëparshme penale.

Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dark”.

I vodhi me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje së mitur, falë veprimeve të shpejta nga Policia, brenda pak orësh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

24-vjeçari, i dënuar dy herë më parë, për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas njoftimit për një rast të vjedhjes me dhunë, në lagjen “30 Vjetori”, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dark”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur.

Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re