Skip to content

I grabiti portofolin pacientit të vdekur nga COVID, merret vendimi për infermieren e Infektivit

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për infermieren e spitalit Infektiv Ronida Hysi, e cila është arrestuara disa ditë më parë nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”, për shkak se ajo ka një fëmijë të mitur, dhe është parë si arsye për të lehtësuar masën.

30 vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.