Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca në lidhje me faktin se Shqipëria sipas tij nuk kishte një plan vaksinimi.

Nga Shkodra, Kryemadhi deklaroi se kjo gjë është shumë e rëndësishme.

“Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme.”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re