Partia Demokratike këtë të diele po voton për zgjedhjen e kryetarit. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ë PD-së Edvin Kulluri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ashpër pasi nuk ka gjetur emrin e tij në listat e votuesve.

Kulluri në reagimin e tij thekson se kjo është një masakër zgjedhore brenda partisë më të madhe opozitare.

Sipas tij lufta për demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdojë pa ndërprerje deri në arritjen e qëllimit!

“Pavarësisht vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të degës se PD nr. 2 Tirane qe me mundësoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listën e votuesve te Partisë Demokratike!

Pas kësaj masakre zgjedhore brenda partisë me te madhe te opozitës 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!

Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!”, shkruan Kulluri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re